Shërbimet Studentore

Ballina / Studimi / Studentët / Shërbimet Studentore

Në zyrën për shërbimin për studentë mund të kërkoni dhe kryeni këto shërbime:

            • • Paraqitja e kërkesës për regjistrim;
    • • Dorëzimi i dokumentacioneve për plotësimin e dosjes personale;
  • • Nënshkrimi i kontratës për studim;
  • • Paraqitja e kërkesës për marrjen e vërtetimit që jeni student i rregullt i Kolegjit Arbëri;
  • • Marrja e vërtetimit që jeni student i rregullt i Kolegjit Arbëri;
  • • Informimi për orarin e mësimit;
  • • Informimi për ndërrimin eventual të orarit të mësimit;
  • • Informimi për orarin e provimeve;
  • • Informimi për ndërrimin eventual të orarit të provimit;
  • • Paraqitja e provimit;
  • • Informimi për rezultatet e provimeve;
  • • Paraqitja e kërkesës për marrjen e certifikatës së notave;
  • • Harmonizimi i numrit të kredive sipas lëndëve dhe konvertimi i notave në përqindje dhe anasjelltas;
  • • Marrja e certifikatës së notave;
  • • Paraqitja e kërkesave të ndryshme të parapara në kontratë të studimit;
  • • Shikimi në dosjen personale.

 

Si mund t’i drejtohesh zyrës për shërbimin e studentëve?

  • Në mënyrë të drejtpërdrejtë në Zyrën për Shërbimin e Studentëve, ku merret formulari përkatës, e plotësoni atë dhe e paraqitni shkurtimisht qëllimin e kërkesës së juaj, ose
  • Nëpërmjet internetit, varësisht nga natyra e shërbimit dhe urgjenca.

Kur mund t’i drejtohesh zyrës për shërbimin e studentëve?

  • Në çdo kohë brenda orarit të punës, prej orës 09:00 deri në ora 17:30;
  • Për kërkesat që kërkojnë përgjigje administrative, përgjigjen mund ta merrni brenda ditës, ndërsa për kërkesat që kërkojnë përgjigje profesionale ose vendim nga organet përkatëse të Kolegjit Arbëri, kërkesa duhet të paraqitet së paku 48 orë para kohës që juve ju duhet ta keni në disponim përgjigjen ose dokumentin përkatës.